Ministri gjerman: Putin do të dështojë në destabilizimin e rendit ekonomik në Evropë

Ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck ka thënë se është i bindur se përpjekja e presidentit rus Vladimir Putin për të destabilizuar rendin ekonomik të Evropës do të dështojë.

“Putini do të dështojë në përpjekjen e tij për të destabilizuar rendin bazë ekonomik, në të njëjtën mënyrë që do të dështojë në fushën e betejës në Ukrainë”, tha Habeck, duke folur në një konferencë shtypi në Berlin.

Ministri iu drejtua edhe shëndetit ekonomik të Gjermanisë, duke deklaruar se vendi do të ketë një rënie të rritjes ekonomike këtë vit, shkruan CNN.

Duke krahasuar parashikimet e rritjes nga prilli 2022, vjeshta 2022 dhe 2023, ai tha se Gjermania parashikohej të kishte rritje negative, një recesion.

“Këtë vjeshtë parashikojmë një rritje prej 1.4%. Në prill të këtij viti, kjo shifër ishte 2.2%. Vitin e ardhshëm rritja do të jetë minus 0.4%, me fjalë të tjera rritje negative, një recesion”, tha ai.

Ai vlerësoi se inflacioni në Gjermani do të jetë 8% këtë vit dhe 7% vitin e ardhshëm.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *