Ministri grek ka nisur takimet e para në Tiranë, të parin me kreun e Omonias, ja për çfarë diskutuan

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias e ka filluar vizitën e tij zyrtare në Shqipëri duke takuar të parin kreun e Omonias Fredi Beleri, me të cilin thekson se ka disutuar në lidhje me çështjet e minoritetit në Shqipëri.

 

Në një postim në Twitter, Dendias ka ndarë foto nga takimi, ndërsa shprehet se me Belerin kanë diskutuar sa i takon problematikave të minoritetit grek në Shqipëri.

Në nisjen e vizitës time në Tiranë, u takova me Presidentin e degës së Omonias në Himarë, Fredi Beleri, i cili më informoi mbi çështjet dhe problematikat e minoritetit grek në Shqipëri”, shkruan ai.

Kujtojmë se Dendias do të zhvillojë më pas takim me kryepeshkopin Anastas Janullatos, kryeministrin Edi Rama dhe homologen e tij, Olta Xhaçka.

Sakaq, në orën 12:00, Dendias dhe Xhaçka do të dalin në një konferencë për mediat.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *