Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka theksuar rëndësinë e kontributit të Shqipërisë në Koalicionin Global kundër ISIS në Takimin e Ministrave të Jashtëm në Washington D.C.
Ai deklaroi: “Shqipëria mbetet e përkushtuar për të kontribuar aktivisht në luftën kundër ISIS-it dhe promovimin e shoqërive të hapura dhe harmonike ndërfetare.”
Takimi, që shënoi 10-vjetorin e Koalicionit, bëri thirrje për tërheqjen e shtetasve shqiptarë nga kampet e Al-Hojit dhe Rojit dhe për vazhdimin e mbështetjes për forcat e sigurisë në Irak.