45-vjeçari Sarajuddin Haqqani, talebani që u vendos Ministër i Brendshëm në Afganistan, është terroristi më i kërkuar në SHBA.
Departamenti Amerikan i Shtetit dhe FBI aktualisht po ofron një shpërblim prej 5 milion dollarësh (3.6 milion £) për informacionin që çon drejtpërdrejt në arrestimin e tij.
Ai kryeson grupin militant të njohur si rrjeti Haqqani, të cilët kanë qenë pjesë e shumë sulmeve më vdekjeprurëse në luftën e gjatë të vendit. Ai e mori pozitën e udhëheqësit pas vdekjes së babait të tij, Jalaluddin Haqqani.
Sipas mediave, thuhet se ai është edhe më me ndikim sesa grupi i Shtetit Islamik në Afganistan. Grupi, i caktuar nga SHBA si një organizatë terroriste, mbikëqyr pasuritë financiare dhe ushtarake të talebanëve përgjatë kufirit Pakistan-Afganistan.
/Priza.al/