Ministri i Jashtëm i Emirateve Arabe: 12 mijë shqiptarë jetojnë te ne

Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe Abdullah Bin Zayed Al Nahyan, në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy shteteve.

Diplomati u shpreh se presin me padurim që të punojnë ngushtë me Shqipërinë. Ai tha se në Emiratet e Bashkuara Arabe jetojnë dhe punojnë 12 mijë shqiptarë të cilët bëjnë një punë shumë të mirë.

Pjesë nga fjala e Ministrit: “Kryeministër më lini të them se sa i nderuar jam që kthehem në Tiranë. Ndihem vërtetë në siklet që janë bërë kaq vite nga vizita që kur isha në Kukës. Nuk i harroj kurrë ato pamje të njerëzve që ishin në nevojë, por edhe të bujarisë së Shqiptarëve drejt kosovarëve. Kryeministër ju jeni një komb me shumë fat dhe ja keni dalë në një periudhë kaq të shkurtër për t’ja dalë mbanë. Jam i lumtur të shoh se marrëdhënia jonë po rritet por do të thoja dhe do të doja që ajo të rritet më shpejt. Ka kaq shumë gjëra të mira që po ndodhin, por ka edhe shumë gjëra që do të bëjmë. Sipas bisedës që bëmë bashkë me kolegët për energjinë, infrastrukturën dhe turizmin, përmes jush kryeministër do të doja të them se ne jemi të nderuar që kemi 12 mijë shqiptarë që jetojnë në Emiratet dhe kanë bërë një punë kaq të mirë. Në do të bëjmë gjithçka të mundur për ta që të ruajmë kontaktet në vend por edhe që ata mos të ndjejnë mallin për shtëpinë. Kryeministër dua të them se Emiratet e Bashkuara Arabe do të përpiqen të punojnë me miqtë e tyre në Ballkan duke vlerësuar paqen dhe duke respektuar të shkuarën dhe historinë. E shohim procesin e normalizimit midis Shqipërisë dhe Kosovës si diçka që është jashtë mase inkurajuese. E mbështesim fort atë dhe do të punojmë për tu siguruar që normalizim i Kosovës dhe Serbisë të jetë i suksesshëm. Pres me padurim të punojmë ngushtë me ju.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *