Ministri i Jashtëm i Greqisë viziton sot Tiranën, takon Ramën dhe Xhaçkën

Ministri i Jashtëm Nikos Dendias do të vizitojë ditën e sotme Tiranën.

Shkaku i kësaj vizite do të jetë në kuadër të një turi takimesh në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku fokusi do të vendoset tek çështja e integrimit të rajonit në BE.

Në Tiranë ai do të zhvillojë takim me kryeministrin Rama dhe ministren Olta Xhaçka, ku pritet të diskutohet për nisjen e disa projekteve të përbashkëta në fushën energjetike apo projekte infrastrukturore.

Me interes pritet të shihet nëse do të preket edhe çështja e Detit, për të cilën dy vendet janë dakordësuar për ta zgjidhur në Gjykatën e Hagës, por deri në këto momente nuk janë bërë hapa konkret.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *