Ministri i Jashtëm kinez, njëherësh Këshilltar i Shtetit Wang Yi do të vizitojë Shqipërinë. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin.
Wang Yi do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Europë në datat 27-29 tetor. Përveçse në Shqipëri, ai do të zhvillojë vizitë në Greqi, Serbi dhe Itali.
Ministri i Jashtëm kinez do të takohet me homologët e tij. Në vendin tonë ai do të pritet nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, në Serbi nga Nikola Selakoviç, në Greqi nga Nikos Dendias dhe në Itali nga Luigi Di Maio.
Ende nuk dihet se cili është fokusi i kësaj vizite. Tirana zyrtare ende nuk ka reaguar për vizitën e politikanit të lartë kinez në vendin tonë.
/Priza.al/