Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu vizitoi ushtarët rusë në Ukrainë të shtunën.
Ministria ruse njoftoi përmes një deklarate në aplikacionin Telegram se zoti Shoigu inspektoi komandën e një prej formacioneve të Qarkut Ushtarak Lindor në Donetskun Jugor.
Zoti Shoigu është kritikuar për arritjet e dobëta të Rusisë në sulmin ndaj Ukrainës. Në një video, ministri i mbrojtjes shihet duke shpërndarë medalje për forcat ushtarake ruse./VOA