Ministri Osmani paralajmëron kriza ndëretnike: Nëse nuk miratohet propozimi francez, vendi do…

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani këtë të enjte ka paralajmëruar krizë tensione ndëretnike, nëse do i thuhet “jo” përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë.

Osmani tha se nuk mund të ushqehet ndjenjë inati ndaj të tjerëve, pasi nëse nuk do ketë përfshirje të bullgarëve në Kushtetutë vendi do përballet me krizën të madhe ushqimore dhe energjetike.

Pyetje: Cili është argumenti i komunitetit kroat malazez për të pyetur pse nuk janë në Kushtetutë?

Osmani: Nuk ka asnjë argument tjetër përveç diskriminimit klasik. Është në interesin tonë që të sjellim kroatët dhe malazezët siç i ka sjellë Kroacia të gjithë, 25 komunitete! Ne nuk duhet të ushqejmë ndjenja inati ndaj të tjerëve, nuk kemi probleme të tilla që të urrejmë të tjerët, nuk mund të mos përfshijmë bullgarët në Kushtetutë, por janë vetëm 3000, janë aq sa janë, të gjithë kanë të njëjtat të drejta dhe privilegje. Ky është një propozim i mirë, i cili na hap rrugën për të kapur trenin për në BE. Nëse nuk fillojmë, Shqipëria do të fillojë negociatat, Bullgaria do të shkojë në zgjedhje, dhe kjo çështje do të ngecë, do të futemi në kriza të tjera dhe do të ikin njerëzit nga këtu. Nëse ne themi jo, nëse Shqipëria fillon negociatat, më besoni, mijëra persona do të largohen nga vendi, do të fillojnë tensionet ndëretnike, do të kemi krizën më të madhe ushqimore dhe energjetike.

Kujtojmë se propozimi francez po has në rezistencë dhe mospajtim nga opozita maqedonase, pasi sipas tyre, i njëjti vendos pikëpyetje mbi identitetin, historinë dhe gjuhën.

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *