Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi me anë të një postimi në rrjetin e tij social facebook ka njoftuar se helikopteri Cougar dhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura janë riangazhuar ditën e sotme në operacionin për shuarjen e zjarrit intensiv në fshatrat e Dropullit.
“Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po punohet me forcat dhe automjetet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër dhe Përmet për të stabilizuar situatën e krijuar prej ditës së djeshme”, shkruan Peleshi.