Zjarrfikësit vijojnë luftën me flakët. Në një postim në rrjetet sociale, ministri Niko Peleshi ka publikuar foto nga zona të ndryshme të Shqipërisë ku ka vatra zjarri aktive.
Aktualisht, sipas ministrit Peleshi, po punohet nga toka e ajri për izolimin dhe neutralizimin e flakëve në Karaburun, Rips (Vlorë), Gadurove-Selite (Mallakastër), Thirë (Lezhë), Margegaj, Theth (Tropojë), e Vërmosh (Malësi e Madhe). Rrezik për djegie të banesave dhe rrezik për jetën e njerëzve nuk ka.
“Vazhdon lufta me flakët – Në këto momente Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes civile, nën koordinimin e AKMC janë duke punuar nga toka e ajri për izolimin dhe neutralizimin e flakëve në Karaburun, Rips (Vlorë), Gadurove-Selite (Mallakastër), Thirë (Lezhë), Margegaj, Theth (Tropojë), Vërmosh (Malësi e Madhe). Në të gjithë territorin në këtë moment nuk ka kërcënime në jetë dhe në banesa,”- shkruan Peleshi.