Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin, është shprehur se Serbia s’duhet t’i vendosë sanksione Rusisë pas kërkesave të amerikanëve.
Vulin ka shtuar se nëse duhet të vendoset në peshore Kosova mes Rusisë dhe BE-së, atëherë Bashkimi Evropian s’mund të jetë orientimi i përhershëm i Serbisë.
Vulin tha se është thellësisht kundër sanksioneve ndaj federatës ruse.
“Serbia është vend i vogël për ta bërë një gabim të tillë. Vuçiç është i vetmi lider shtetëror që mund të duroj presionin dhe të vendosë për shtetin dhe miqtë tanë. Çdo politikan tjetër do të thyhej deri tani. Vuçiçi jo. Kjo më jep shpresë”, tha Vulin.
Duke komentuar deklaratën e Putinit për krahasimin e pavarësisë së Kosovës me rajonet lindore të Ukrainës, Vulin tha se “e gjithë kjo do të kalojë dhe të mëdhenjtë do të gjejnë rrugën sërish për t’u pajtuar”, u shpreh Aleksandër Vulin.