Ministria e Shëndetësisë apel për të ftohtin polar: Siguroni rezerva ushqimore dhe bombulat e gazit jashtë

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me temperaturat e ulëta dhe i ftohti që po kërcënon vendin tonë, ku ka shpërndarë disa rekomandime për qytetarët se si të kujdesen për shëndetin.

MSH këshillon qytetarët që të përdorin veshjet e duhura, të kenë kujdes gjatë ngrohjes me gaz dhe të mbajnë rezerva ushqimore në shtëpi dhe të mos ekspozohen shumë ndaj temperaturave të ulëta pasi kushtojnë probleme të rënda shëndetësore.

UDHËZUESI I MSH:

Ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta mund të shkaktojë problem të rënda shëndetësore

Kategoritë më të rrezikuara nga i ftohti janë:

Foshnjet
Të moshuarit
Të sëmurët kronikë
Kujdesuni në mënyrë të veçantë për këto kategori, të cilët janë më të rrezikuar nga temperaturat e ulëta të dimrit
Si të kujdeseni për veten gjatë ditëve të ftohta:

Siguroni ambient të ngrohtë e me temperaturë konstante në shtëpi dhe punë
Vishuni me veshje sa më të rehatshme të ngrohta, rezistente ndaj erës dhe shiut, kapele dhe doreza si dhe këpucë kundër ujit
Konsumoni produktet e stinës në sasi të mjaftueshme. Ushqimi i siguron trupit energji dhe ngrohtësi në ditë të ftohta
Merrni masa paraprake për rastet e emergjencave

Mbani në shtëpi si rezervë për rastet e ekstreme të motit ujë të pijshëm dhe ushqime të cilat nuk kanë nevojë për frigorifer
Mbroni familjen tuaj nga monoksidi i karbonit
Mbani bombolat e gazit jashtë shtëpisë, bodrumit apo garazhit
Lini menjëherë shtëpinë dhe njoftoni autoritetet në rast se nuhasni praninë e gazit

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *