Ministria u ndërpret kontratat e punës mjekëve specializantë, reagon Vasili: Vendim i pa mend dhe arrogant!

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me ndërprerjen e kontratave për qindra mjekë specializantë nga ana e rilindjes. Ministria e Shëndetësisë, u ka dërguar operatorëve të shërbimit të kujdesit shëndetësor në drejtoritë rajonale për qarkun Tiranë, Elbasan, Shkodër dhe Vlorë lidhur me punësimin e  mjekësve specializantë.

Në shkresë thuhet se operatori Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor urdhëron drejtoritë rajonale për të ndërprerë kontratat me mjekët specializantë. Po ashtu, në shkresë thuhet se më pas këto drejtori duhet të dërgojnë listat vakante të krijuara pas ndërprerjes së punës me këta specializantë. Vendet vakante do të afishohen dhe shpallen në platformën elektronike “Mjekët për Shqipërinë” Ndërkohë, lidhur me këtë masë ka reaguar edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili i cili shkruan në Facebook se ky është një vendim arbitrari Rilindjes.

Sipas Vasili mjekët specialistë kanë një rol të rëndësishëm në spitalet e vendit dhe se pretendimi i Ministrisë së Shëndetësisë se këta mjekë duhet marrin miratimin paraprak të saj është i trashë. “Qindra mjekëve specializantë rilindja u ndërpret Kontratën e Punës! Një Vendim arbitrar, i pa mend dhe arrogant u ndërpret mjekeve specializante kontratën e punës. Kush kupton fare pak mjekësi dhe njeh realitetin e përditshëm te spitaleve tona dhe e di shume mire ngarkesën dhe rolin e mjekeve specializante. Pretendimi i Ministrisë se Shëndetësisë se këta duhet marrin miratimin paraprak te saj është i trashe dhe pa kuptim. Çdo lek qe kane marre deri tani specializantet është miratuar nga Ministria se Drejtoritë Rajonale nuk i kane paguar nga xhepi i tyre. Dokumentet e mëposhtme tregojnë gjithçka.”


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *