Ministrja Balluku: Do të hapet një tjetër segment i Unazës së Madhe! Inxhinieri jep detajet

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka njoftuar se një tjetër segment i Unazës së Madhe të Tiranës do të hapet për qarkullimin e automjeteve. Balluku ka inspektuar punimet e realizuara në këto lote.

“Ne jemi gati për të lidhur dy lotet, lotin e dytë dhe të tretë, duhet ta shpjegojmë është me vijë të verdhë se ka ende punime por duke qenë se pjesa kryesore ka përfunduar, ta japim në funksion të qytetarëve në mbikëqyrjen e Policisë së Shtetit për shpejtësinë dhe sigurinë rrugore derisa të dorëzohet përfundimisht”, tha Balluku.

Ndërsa një inxhinier sqaroi se cila është rruga që duhet të përshkojnë nga rrethrrotullimi i Farkës deri tek Materniteti i Ri.

“Sic vijmë nga TEG-u vijmë nga karrexhata që jemi pa u devijuar dhe para se të arrijmë tek viadukt, kalojmë në një korsi dhe kapim segmentin e ndërlidhjes. Aty është bërë një devijim për zonën e banuar se duhet t’i vinim akses deri në një zgjidhje të situatës. Kemi një drejtim vajtje dhe një ardhje. Pasi të kalojmë këtë ngushtim, kthehemi në normalitet me dy korsi në një anë dhe dy korsi në anën tjetër. Vazhdojmë për 3.3km dhe pastaj arrijmë tek rrethrrotullimi i Shkozës që dalja të bëhet përmes korsive zbritëse dhe ngjitëse e më pas dalim përgjatë Lanës”, sqaroi inxhinieri.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *