Ministrja e Brendshme britanike jep dorëheqjen

Ministrja e Brendshme britanike, Suella Braverman ka dhënë sot dorëheqjen.
“Kam bërë një gabim, e pranoj përgjegjësinë dhe jap dorëheqjen”, ka thënë ministrja e dorëhequr nëpërmjet një postimi në Twitter.
Suella Braverman më pas u shpreh e shqetësuar për angazhimin e qeverisë Truss për të përmbushur premtimet e saj të fushatës.
Ndër të tjera, ajo tha se qeveria ka “thyer premtimet kryesore”, duke përmendur veçanërisht luftën kundër emigracionit të parregullt
Komentet e saj vijnë ndërsa zonja Truss lufton për t’u kapur pas çelësave të kryeministrisë, me një numër në rritje të deputetëve të saj konservatorë që bëjnë thirrje që ajo të largohet. Grant Shapps (ish-ministri i transportit) pritet të emërohet si sekretari i ri i Brendshëm, sipas Guardian dhe BBC.
“Privatësia e kabinetit duhet të respektohet,” tha kryeministrja britanike Liz Truss në një letër drejtuar Suella Braverman, pasi Sekretarja e Brendshme dha dorëheqjen për shkeljen e rregullave dhe për ndarjen e informacionit të ndjeshëm të qeverisë.
“Unë pranoj dorëheqjen tuaj dhe respektoj vendimin që keni marrë. Është e rëndësishme që të respektohet kodi ministror dhe të respektohet konfidencialiteti i kabinetit”, citohet të ketë thënë Truss.
Braverman u emërua nga zonja Truss vetëm 43 ditë më parë. Largimi i saj shokues nga kabineti pason shkarkimin e kancelarit Këasi Këarteng të premten e kaluar.
Liberal Demokratët e përshkruan largimin e zonjës Braverman si të fundit në një “karuselë të kaosit konservator”.
“Kjo është një qeveri në kaos. Njerëzit nuk duhet të detyrohen të shikojnë partinë Konservatore të shpërthejë ditë pas dite ndërsa njerëzit e vërtetë vuajnë,” tha zëdhënësi i Lib Dem për çështjet e brendshme, Alistair Carmichael.
“Ka një katastrofë të kostos së jetesës, krizë të shërbimit shëndetësor dhe tani një Home Office pa timon.
“Zgjidhja e vetme tani janë zgjedhjet e përgjithshme në mënyrë që publiku të mund të largohet nga ky karusel i kaosit konservator”.
Pesë ditë më parë ministri britanik i financave Këasi Këarteng konfirmoi se ishte shkarkuar nga kryeministrja Liz Truss, duke u bërë kështu kancelari tretë që largohet nga qeveria këtë vit.
“Ju më keni kërkuar të jap dorëheqje nga posti i ministrit të financave. Unë kam pranuar,” tha Këarteng në një letër drejtuar Truss, të cilën ai e publikoi në Twitter.
Largimi i tij vjen pasi mediat raportuan se ai ishte shkarkuar përpara një konference për shtyp nga Truss, kur ajo pritet të heqë pjesë të paketës së tyre ekonomike në një përpjekje për t’i mbijetuar tregut dhe trazirave politike që kanë kapluar vendin, shkruan Reuters.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *