Gjatë seancës së sotme plenare, në një moment në Kuvend kanë ikur dritat, e për ironi të fatit në foltore ishte pikërisht ministrja e Energjitikës dhe Infrastruktutës, Belinda Balluku.
Balluku ishte duke folur pikërisht për energjinë dhe çmimin në Shqipëri që do të mbetet e pandryshueshëm edhe pse jemi në një krizë.
“Energjia elektrikie nuk është rritur, cmimi ka qënë dhe do mbetet e pandryshueshëm”, po deklaronte ministrja e Energjitikës në Kuvend teksa në ato moment u fikën dritat. Situatën, ministrja e kaloi duke buzëqeshur e më pas vijoi me batutat me deputetin e PD-së, Helidon Bushatin: IKIN DRITAT
“Sa gëzohesh Helidon”, i tha Balluku. /Priza.al