Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në vend.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Bilali ka sulmuar kryetarin e Bashkisë pasi sipas saj dëmet materiale janë të shumta në zonë.
Sakaq shton se në zonë ka mungesë të koordinimit dhe se nuk ka asnjë masë nga ana e Bashkisë për të neutralizuar flakët.
Postimi i plotë:
Shkodra ka në këto momente disa vatra aktive dhe këtë herë vështirë që të dalin pa dëme materiale por Bashkia sigurisht e ka mendjen tek furgonat që duhen mbushur për mitingun. Ska non grata që ju mban me këtë mungesë vëmendje ndaj situatës së zjarreve! Kjo është zgjedhje për të lejuar dëmet me shpresën që revolta të vijojë. Është cu i madh e i vogël me ba punë që si kemi tagër as kemi eksperiencë, me kërku ndihmë nga të katër anët sepse qëllimisht po lejohet situata të vijojë. Po merremi sepse njerëzit janë të parët pavarësisht se ndokujt i intereson skenari fatkeq i provokuar nga dora e ndonjë tifozi nongrata me shpirt kallkani! Vija e parë e frontit të zjarrfikësve janë në terren dhe i përulem me mirënjohje për çfarë po bëjnë por mungesa e koordinimit lart është e pafalshme! Qytetarët nga taksat e të cilëve paguheni do t’ju mallkojnë, nuk lihen njerëzit as pronat e tyre për karriget tuaja!!!