Ministrja e Kulturës, Elva Margariti është takuar me homologen e saj, Nevin El Kilany.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Margariti shkruan ministrja egjiptiane do të jetë pjesë në javën e Kulturës Egjiptiane.
Sakaq shton se kjo javë do t’i shërbejë të dy vendeve për të njohur njëri-tjetrin nga Tirana në Kajro.
Postimi i plotë:
?? Sot pata nderin të pres në Tiranë Ministren e Kulturës së Egjiptitوزارة الثقافة المصرية, znj. Nevin El Kilany , që pranoi ftesën tonë për të qenë e pranishme në hapjen e Javës së Kulturës Egjiptiane.
?️ Në takimin që patëm diskutuam rreth bashkëpunimit #kulturor mes dy vendeve tona, duke e shtrirë që nga opera e baleti, te muzeologjia, artet pamore e edukimi i të rinjve.
Java e Kulturës Egjiptiane është një rast i mirë për të njohur njëri-tjetrin nga Tirana në Kajro.