Paniku ka kapluar në Gjermani pasi ministrja e Brendshme, Nancy Fisher i është drejtuar qytetarëve që të furnizohen me ushqime bazë.
Në veçanti, siç raportohet nga gazeta gjermane, Handelsblatt , në një intervistë, ministrja shprehet se “qytetarët gjermanë duhet të pajisen me furnizime bazë ushqimore në shtëpitë e tyre”.
Ministrja Federale e Brendshme e Berlinit Nancy Fischer, referuar saktësisë energjetike si dhe efekteve të luftës ruse në Ukrainë, pohoi se “ne jemi këtu për të përballuar krizat e ndryshme, pandemitë, kërcënimet e luftës”.
Lidhur me furnizimet që duhet të kenë qytetarët, ministri tha se qytetarët duhet t’i referohen një liste të veçantë të Mbrojtjes Civile Gjermane për furnizimet që duhet të kenë të paktën: 10 litra ujë dhe lëngje, 3.5 kilogramë drithëra, bukë, patate, oriz, makarona, 1.5 kilogram mish, peshk, vezë.
Madje, ai këshillon qytetarët që të mos bëjnë pazar masivisht, kjo si një mënyrë për mos të krijuar panik dhe mungesa në treg.