Duke nisur prej muajit maj, Shqipëria do të liberalizojë vizat turistike me 8 vende të tjera të botës.
Lajmi u bë i ditur nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila vuri theksoi se kjo nisëm do t’i hapë rrugë mijëra turistëve të vizitojnë Shqipërinë.
Sakaq, Kumbaro tha se do të lehtësohet edhe mënyra e aplikimit nga shërbimet konsullore por edhe lehtësira të tjera, kjo si një mënyrë për të shmangur procedurat e zgjatura.
Në këtë mënyrë sipas ministres, turistët do ta kenë më të thjeshtë të vijnë në Shqipëri.
“Morëm një vendim, ose rinjohëm një vendim që është marrë edhe vitin e kaluar për të liberalizuar vizat turistike me 8 vende. Për qëllime turistike u lehtësohet edhe sistemi online që ofrohet nga shërbimet konsullore. Nga nesër deri më 31 dhjetor. Po kështu u diskutua detyrimi për të treguar kartën e vaksinimit kundër Covid. Kjo kërkesë për heqjen është bërë tek Komiteti i Ekspertëve. Dhe vendimi do merret në ditët në vijim. Duke filluar nga maji të mund ta heqim si detyrim”, tha ajo.