Ministrja Kushi: Miratohen 100 kuota shtesë për programin Mjekësi e Përgjithshme

Ministrja e Arsimit dhe Sportit,  Evis Kushi ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të mjekësisë dhe të shkencave mjekësore teknike të viteve 2020 dhe 2021.

Gjatë fjalës së saj, Kushi tha se për degën e mjekësisë, qeveria sapo ka miratuar 100 kuota shtesë.

“Sot kam një lajm shumë të mirë për Universitetin e Mjekësisë. Për mjekët, për pedagogët, por edhe për maturantët që sapo janë diplomuar. Sapo kemi miratuar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit 100 kuota shtesë në raport me vitet e kaluara për programin Mjekësi e Përgjithshme”, tha ajo.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *