Ministrja Kushi pret Raportuesen e PE për Shqipërinë: Diskutuam për ecurinë e reformave në arsim

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi priti në një takim në ambientet e Ministrisë së Arsimit Raportuesen e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Isabel Santos dhe eurodeputetin Andreas Schieder.

“Gjatë takimit me Raportuesen e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, znj. Isabel Santos dhe eurodeputetin z. Andreas Schieder diskutuam rreth ecurisë së reformave të ndërmarra nga ana e MAS në fushën e arsimit dhe sportit në përputhje me rekomandimet e vendosura nga Komisioni Evropian.

Gjithashtu, folëm rreth sfidave të shumta që ka sigurimi i arsimit cilësor dhe ndërkombëtarizimi i universiteteve, për të cilat më siguroi që do të kemi mbështetjen e pakursyer të Parlamentit Evropian,” shkruan ministrja Kushi në rrjete sociale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *