Ministrja Kushi s’gjen dot shifrën, debaton me këshilltaren: Ki mendjen!

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka prezantuar në Komisionin për Edukimin projektbuxhetin e vitit 2023.

Gjatë fjalës së saj në Komision, Kushi kërkoi ndihmë për gjetjen e disa shifrave mirëpo duket se këshilltarja e saj nuk ishte shumë e saktë. Kjo gjë bëri që Kushi të acarohej por, duke mos e hequr buzëqeshjen në asnjë moment në këtë situatë të sikletshme.

Pjesë nga biseda:

Kushi: Ata kanë aplikuar dhe fituar një fond, nuk e di nëse është ky apo një program tjetër por kjo është mënyra sesi ne i nxisim universitetet që të kenë programet më të mira duke i mbështetur me këtë buxhet. Këtë vit kishim rreth

Këshilltarja: 55 milionë

Kushi: Jo

Këshilltarja: 616 milionë

Kushi: Jo jo, viti këtë vit. Kije mendjen. Po, rreth 400 milionë lekë për universitetet. Ja ta gjej.

Këshilltarja: Po pra, Gjirokastra ka pasur

Kushi: Të lutem e gjej vetë tani. Pra 216 janë për infrastrukturë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *