Ministrja Kushi uron fëmijët për 1 qershor, por ka një apel edhe për mësuesit…

Një video gazmore dhe një apel të veçantë drejtuar mësuesve. Kjo ishte mënyra që Ministrja Evis Kushi zgjodhi si Urim për 1 Qershorin.

Duke theksuar rëndësinë dhe ndikimin e figurës së mësuesit tek nxënësit. Kushi në statusin e saj nënvizon se të gjithë bashkë duhet të falin sa më shumë përkujdesje dhe dashuri.

Videoja e urimit është një ndërthurje e  disa intervistave të bukura dhe gazmore të disa fëmijëve, të bëra në momente ekskursioni në praninë e prindërve të tyre dhe të shumë bashkëmoshatarëve të klasave të para.

Mesazhi i Ministres Kushi:

#Gëzuar1Qershorin ❤️

Bashkë me urimin për fëmijët ? kam edhe një thirrje për të gjithë mësuesit tanë, ju që i ndiqni që në hapat e parë nxënësit dhe keni një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën e tyre.

Mbrojtja dhe sigurimi i një të ardhmeje sa më të mirë është përgjegjësia jonë e përbashkët, prandaj le t’i shtojmë përpjekjet për t’u falur nxënësve sa më shumë përkujdesje, dashuri, arsimim cilësor e të barabartë, ashtu siç ata e meritojnë.

Fëmijë të dashur, faleminderit që i jepni dritë jetës sonë! ?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *