Ministrja “ultimatum” Kosovës: Zeroni tarifat për procedurat doganore, bizneset të bashkëpunojnë

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj ka mbajtur fjalën e saj në mbledhjen mes dy qeverive në Kosovë.

Ibrahimaj ka kërkuar nga qeveria e Kosvës që të zerojë tarifat me procedurat doganore me qëllim që të lehtësohen barrierat doganore.

“Bashkimi doganor do të bashkëpunojnë dhe të na japin një dokument për bashkimin e shumëpritur doganor. Të zerohen tarifat me procedurat doganore me qëllim që të lehtësohen barrierat doganore dhe qeveria jonë shpreson që të jetë e njëjtë edhe ana juaj. Uroj që teknikalitete të zgjidhen pasi marrëveshja mes bizneseve të Kosovës dhe Shqipërisë është në interes pasi makinat të kalojnë pa kontrolle doganore. Të gjitha iniciativa në mbledhjen e ardhshme të bëhen realitet dhe bizneset tona të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *