Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar pasi ministria e Jashtme greke e konsideroi skandaloz vendimin e gjykatës së Vlorës për të lënë në burg Fredi Belerin të akuzuar për blerje votash në Himarë.
“Është thuajse e pamundur të kuptojmë sesi miqtë tanë grekë kanë të drejtën të vënë në diskutim një vendim gjykate të vendit tonë, kur provat e forta që ata kërkonin nuk mund të ishin më të vështira – Fredi Beleri është kapur duke u përfshirë në veprimtari kriminale kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Nuk e kuptojmë se si shtetasi grek e përjashton atë nga ligji si shtetas i Shqipërisë. Ne u bëjmë thirrje miqve tanë grekë të përmbahen nga deklaratat që nuk respektojnë institucionet e pavarura të vendit tonë”- shkruan Xhaçka.