Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, jep lajmin e mirë për shqiptarët që jetojnë në Irlandë dhe Kanada.
Në një postim në “Facebook”, ministrja Xhaçka thekson se duke filluar nga 27 qershor, për herë të parë Ambasada Shqiptare në Kanada do të fillojë të ofrojë shërbime për dokumente biometrike.
Gjithashtu, sipas ministres, nga 20 qershori Ambasada Shqiptare në Londër në Bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Kompaninë Aleat, do të fillojë ofrimin e shërbimeve konsullore për shqiptarët që jetojnë në Irlandë.
Postimi i ministres Olta Xhaçka:
Një lajm i mirë për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Irlandë ?? dhe Kanada ??.
Duke filluar nga data 20 qershor, Ambasada Shqiptare në Londër në Bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Kompaninë Aleat, do të fillojë ofrimin e shërbimeve konsullore për shqiptarët që jetojnë në Irlandë ?? .
Gjithashtu, nga 27 qershori, për herë të parë Ambasada Shqiptare në Kanada ?? do të fillojë të ofrojë shërbime për dokumente biometrike ?, pasaporta dhe letërnjoftime elektronike.
✅ MEPJ synon që me anë të projekteve të tilla të lehtësojë edhe më shumë jetesën e qytetarëve shqiptarë ??, kudo që ata ndodhen jashtë vendit.