Ministrja për Punët e Jashtme dhe Evropën, Olta Xhaçka njofton se ka nisur mbledhja e parë e komisionit të ekspertëve për sigurimet shoqërore.
Xhaçka shkruan se qeveria shqiptare po intensifikon bashkëpunimin me Greqinë për të bërë të mundur nisjen e negociatave për njohjen e pensioneve.
Postimi i plotë:
Athinë, u zhvillua me sukses mbledhja e parë e komisionit të ekspertëve Shqipëri ?? -Greqi ?? për çështjet e sigurimeve shoqërore.
? Diskutimet teknike dhe shkëmbimi i informacioneve është një hap tepër pozitiv në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për arritjen e marrëveshjes në fushën e pensioneve, e cila do të materializojë parimin e mbrojtjes sociale për çdo qytetar i cili ka kontribuar aktivisht në ekonomitë e të dy vendeve tona. ?????