Ministrja Xhaçka paraqitet në SPAK

Ministrja e Jahtme Olta Xhaçka u paraqit sot në SPAK, në lidhje me kallëzimin për pronat e ushtrisë.

Pas daljes nga SPAK, Xhaçka tha për mediet se ishte thirrur për t’u pyetur nga prokurorët lidhur me akuzat e opozitës. Më tej ajo shton se nuk ka pasur asnjë shkelje të ligjit dhe se shpifjet do të marrin përgjigjen që u meriton.

Marrja në pyetje e Xhaçkës vjen pas padisë së opozitës për pronat e ushtrisë.

“Jam thërritur për ato akuza që i ka bërë opozita në adresë të ministrisë së Mbrojtjes në kohën kur e kam drejtuar. Padyshim që jam në dispozicion ë drejtësisë dhe kjo është arsyeja për të cilën kemi punuar. Jemi në dispozicion të drejtësisë. Jemi pro për të kthyer përgjigje për të gjitha çështjet që duhet të gjykohen, nuk bëj përjashtim dhe për funksionin që kam. Është e mirëseardhur dita kur të marrim përgjigje nga drejtësia për këto shpifje për përdorimin e aseteve publik për arsye elektorale, por dhe alarmet false, që asete të cilat për fat të keq kanë qëndruar mes ndryshqeve do të kthehen në asete me vlerë, siç është rasti i portit të Sarandës. Nuk ndryshon as baza detare, që do jetë më emirë si një bazë ndihme për funksion të flotës së forcave të armatosura, por do jetë dhe një port turist. S’ka pasur asnjë shkelje ligji, gjithmonë në funksion të detyrës”, tha Xhaçka.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *