Ministrja Xhaçka: Shqipëria e përkushtuar për sigurinë kolektive dhe vizionin NATO 2030

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka marrë pjesë në takimin virtual me Ministrat e Jashtëm të NATO-s. Gjatë fjalës së saj, Xhaçka tha se Shqipëria mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë kolektive për dekadat që do të vijnë.

Ndër të tjera, ministrja paraqiti qëndrimet e Shqipërisë mbi çështjet e rëndësishme të vizionit NATO 2030,  duke theksuar gjithashtu rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të unitetit dhe kohezionit të Aleancës.

“Ka ardhur koha që qasja e NATO-s drejt Ballkanit Perëndimor të strukturohet dhe konsolidohet në një strategji të duhur të aleancës në rajon”, nënvizoi Xhaçka.

foto galeri

Takimet e Ministrave të Punëve të Jashtme dhe atyre të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, i paraprijnë  përgatitjeve për takimin e nivelit të lartë të krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të Aleancës, i cili do të mbahet më 14 qershor në Bruksel.

Ky samit pritet të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet transatlantike, duke dhënë një mesazh të vendosur mbi unitetin dhe kohezionin transatlantik, si dhe të marrë vendime strategjike mbi adaptimin e NATO-s në të ardhmen.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *