Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka do të marrë pjesë këtë fundjavë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që do të zhvillohet në Neë York. Në ktë asamble do të votohet për zgjedhjen e Shqipërisë, si anëtare jo i përhershme e Këshillit të Sigurimit, për periudhën 2022 – 2023.
Përpara nisjes, Ministrja Xhaçka ka zhvilluar një takim me Ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Përmes një postimi në twitter pas takimit, Ministrja Xhaçka bëri me dije se përgatitjet për KS po vazhdojnë me hapa të shpejtë, teksa e cilësoi këtë si një mundësi historike për diplomacinë shqiptare.
Zgjedhja në Këshillin e Sigurimit, për herë të parë pas 65 vitesh anëtarësim në OKB, përfaqëson sfidë madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë.