Ky është viti i dytë që Krishtlindja festohet ndryshe, mes kufizimeve të vendosura nga pandemia e koronavirusit.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, uroi Krishtlindjet për të gjithë besimtarët me anë të një postimi në rrjete sociale.
“Gëzuar Krishtlindjet për të gjithë miqtë dhe familjet tona, në këtë ditë të veçantë për të gjithë besimtarët e krishterët anë e mbanë botës!
Le të festojmë së bashku me shpirtin e shpresës, dashurisë dhe mirësisë që simbolizon kjo ditë e veçantë!”, shkroi Xhaçka.
/Priza.al/