Minjtë duhet të ‘ri-emërohen’ që njerëzit të mos tremben prej tyre, thotë bashkia franceze e mbushur me brejtës (fotot)

Këshilltarët bashkiakë të një qyteze në Paris ku minjtë janë përhapur në shifra të frikshme, kanë shkaktuar zemërim mes qytetarëve duke propozuar se minjtë duhet “të riemërohen”, në mënyrë që njerëzit të mos i konsiderojnë më me paragjykim.

Kjo sipas tyre mund të lehtësojë dhe krizën e shumë qyteteve në vend që po bastisen nga përhapja e brejtësve të pisët.

Këshilltarët bashkiakë justifikohen se kriza e përhapjes së minjve në qytet përkeqësohet vetëm nga fakti i paragjykimit njerëzor, prandaj nevojitet një emër i ri për ta për të eliminuar stigmatizimin.

Douchka Markovic, përgjegjëse për kontrollin e kafshëve parazitare në distriktin 18 në Paris, propozoi me tone serioze, ndryshimin e emrit, në vend të ashpërsimit të fushatës për eliminimin e kafshëve.

Gruaja në postin publik tha: “Ata luajnë një rol të rëndësishëm në kanalizime duke eliminuar qindra ton mbetje e duke zhbllokuar tubat, prandaj nuk duhet të konsiderohen si armiq”.

Popullsia e minjve në kryeqytetin francez ka arritur aktualisht dyfishin e popullsisë së njerëzve.

Markovic, anëtare e këshillit nga koalicioni Socialist-Të Gjelbër propozoi emrin e ri “surmulots” – një term i vjetër për minjtë e zakonshëm, që sipas saj mund të reduktonte problemin publik pasi tingëllonte “më pak negativ”.

Markovic i bënte thirrje zyrtarëve të ndalonin vrasjen apo helmimin e tyre, duke kërkuar teknika më shumë etike të reduktimit të popullatës si sterilizim me kotraceptivë.

Por akademia mjekësore franceze tha se minjtë përbënin “kërcënim për shëndetin njerëzor prej sëmundjeve të shumta që përhapin me anë të parazitëve, jashtëqitjeve, kafshimeve dhe gërvishtjeve”.

Paris e Marseilles në jug janë mes qyteteve më të infektuara nga minjtë në botë, tha akademia, teksa bënte thirrje për masa zhdukjeje dhe spastrim të mbetjeve ushqimore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *