Miqësore në 8 qershor, zbulohet kundërshtari që do përballet për herë të parë kombëtarja shqiptare

Në datën 8 qershor, kombëtarja shqiptare pritet të zhvillojë një sfidë miqësore me kombëtaren e Çekisë.

Lajmin në fjalë e ka zyrtarizuar FSHF me anë të zyrës së saj të shtypit, teksa bën me dije se federatat respektive kanë rënë dakord për zhvillimin e këtij takimi në Pragë. Stadiumi mbetet ende për tu përcaktuar.

Kjo do të jetë sfida e dytë e kuqezinjve në pak ditë. Sakaq, më 5 qershor, skuadra e Edi Rejas do të sfidojnë Uellsin në stadiumin “Cardiff City” e programuar të zhvillohet me fillim nga ora 18:00.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *