Kombëtarja shqiptare prej ditësh është duke u përgatitur në Katalunja për ndeshjen e ditës së nëserme me Spanjën e cila do të luhet në stadiumin e Espanyol.
Për fat të mirë gjatë këtij grumbullimi nuk ka pasur dëmtimi dhe trajneri Reja ka mundësi të bëjë zgjedhjet i lirë.
Kur jemi vetëm disa orë nga ndeshja duket se italiani e ka të qartë skemën për nesër dhe lojtarët që do ta nisin nga minuta e parë.
76-vjeçari do të vazhdojë me skemën e tij të preferuar 3-5-2, me dyshen e sulmit që pritet të përbëhet nga Broja dhe Uzuni.
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë për ndeshjen me Spanjën:
Shqipëria (3-5-2): Strakosha, Kumbulla, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, Bare, Gjasula, Laçi, Balliu, Uzuni, Broja
Trajner: Edy Reja /Priza.al