Miqtë e Alban e Nora Muskurtit, çiftit të bashkëshortëve të vrarë kanë zbuluar detaje nga e shkuara e autorit të krimit që tronditi Tiranën dy ditë më parë.
Të pyetur nga Prokuroria, ata janë shprehur se Arsen Muskurti ishte një person i dhunshëm, pasi sipas këtyre të fundit ka dhunuar më herët një person nga Kukësi me mbiemër Shehu, i cili kishte përfunduar në spital nga plagët e marra. Sakaq shtojnë se ngjarja ka qenë e paralajmëruar, pasi autori kishte shkruar katër ditë para vrasjes në agjencinë e të vëllait, ku i kishte kërcënuar me armë. Ku pas ngjarjes viktimat kishin shkruar në polici ku dhe e kishin denoncuar 38-vjeçarin.
Kanë qenë familjarët e viktimave ata të cilët se nxjerrë si provë për ngjarjen, kamerat e biznesit të cilat kanë filmuar të gjithë skemën.