Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia ka reaguar në lidhje me miratimin e hartës së re gjyqësore.
Në një deklaratë për mediat, Haxhia tha se do ta çojnë hartën e re gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese.
Sakaq shtoi se kjo hartë është e gabuar dhe pasojat do të jenë të rënda nëse aplikohet.
“Kjo është harta më e gabuar. Nuk na bëhet qejfi se edhe pse jemi të bindur që pasojat do jenë tejet të rënda për ne nëse do të aplikohet. Ne fituam, fituam në radhë të parë pasi demonstruam një nivel te lartë profesional. Hapi jonë final do jetë Gjykata Kushtetuese. Kemi ngritur një gurp që do të përgatisë materialin, që do finalizohet me një kërkesë të përcaktuar konform ligjit”, tha ai.