Pas javësh të tëra avokatët kanë ndërprerë bojkotin, duke u rikthyer punës në normalitet.
Ky vendim erdhi pas miratimit të hartës së re gjyqësore, vendim i cili u mor ditën e sotme.
Ndërkohë kujtojmë se Dhoma e Avokatisë njoftoi më herët se hapi i radhës do të jetë Gjykata Kushtetuese.
Ndërkohë për miratimin e Hartës së Re Gjyqësore reagoi edhe Ambasada amerikane. Marrëveshja për hartën thuhet në reagim është një shembull i mirë i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të pavarura.