Kur ende nuk ka përfunduar mbajtja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, është paralajmëruar mbledhja e kryesisë. Mbledhja do të zhvillohet në orën 19:30.
Ky takim vjen pasi në Kuvend u votua në mënyrë unanime pro rezolutës, e cila shpalli si të pa vlefshme Kuvendin e 11 dhjetorit.
Ndër të tjera theksohej, “në Kuvendin e 11 dhjetorit të mbledhur nga Sali Berisha shkelin të gjitha normat e Statutit të PD-së që rregullojnë funksionimin dhe vendimarrjen e saj si institucion politik”.
Nga ana tjetër, po në të njëjtën ditë, ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar demokratët që të votojnë një referendum, për shkarkimin e Lulzim Bashës. Deri në orën 15:00, ku dhe janë përditësuar të dhënat e fundit, kanë shkuar për të votuar mbi 34 mijë demokratë në të gjithë vendin.
/Priza.al/