Miratimi i vizave për Kosovën/ Komisioneri Varehliy: Moment historik, sukses i madh

Parlamenti Evropian sot ka marrë vendim për liberalizim të vizave për Kosovën. Lidhur me këtë vendim të PE-së, përmes rrjetit social Twitter, ka reaguar komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë në BE, Oliver Várhelyi, e ka vlerësuar si moment historik.

Sot arritëm një moment historik të rëndësishëm, pasi sapo u miratua vendimi përfundimtar për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës në Parlamentin Evropian.Sukses i madh! Urime!”, ka shkruar, mes tjerash, në Twitter, komisioneri evropian Oliver Varhelyi.

Liberalizimi i vizave për Kosovë/ Varehliy: Moment historik!

Postimi

Parlamenti Evropian ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Procedurat vendimmarrëse për këtë çështje janë përmbyllur. Ky vendim do të nënshkruhet nesër zyrtarisht në Strasbourg nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE’së. Në ceremoninë e nënshkrimit do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi. Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave. Vendimi do të publikohet në gazetën zyrtare dhe hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit. Sipas këtij vendimi, qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen dhe atë jo më vonë se data 1 janar 2024.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *