Ditën e sotme është zhvilluar seanca plenare në kuvend ku drejtuese për herë të parë ishte Lindita Nikolla.
Në rend të ditës u miratuan zgjedhja e Byrosë së Kuvendit dhe përbërja e sekretariateve.
Po ashtu në tjetër pikë me rëndësi e axhendës së diskutimeve ishte caktimi i kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit.
Drejtuesit e Komisioneve të Përhershme Parlamentare vijojnë si më poshtë:
Klotilda Bushka drejtuesja e Komisionit të Ligjeve (PS)
Nasip Naço kreu i Komisionit të Sigurisë (PS)
Mimi Kodheli kryetare e Komisionit të Jashtëm (PS)
Eduard Shalsi, kryetar i Komisionit të Ekonomisë (PS)
Arben Pëllumbi, kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese (PS)
Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit për Integrimin Europian (PD)
Albana Vokshi, kryetare e Komisionit për Shëndetësinë (PD)
Agron Gjekmarkaj, kryetar i Komisionit për Edukimin dhe Median (PD)
/Priza.al/