Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka qenë i pranishëm në konferencën e 13- të Rrjetit të Prokurorëve Evropianë (Nadal), që po zhvillohet në Vjenë, Austri.
Çështje kryesore që u zhvilluan në konferencë është bashkëpunimi mes Zyrës së Prokurorit Publik Evropian dhe prokurorive kombëtare.
Kjo zyrë po heton dhe ushtron ndjekjen penale për krime që kryhen kundër buxhetit të BE si mashtrimi, korrupsionit,duke krijuar kështu një zonë të përbashkët të drejtësisë penale në Bashkimin Evropian..
Mësohet se në konferencë është miratuar edhe një deklaratë përmes së cilës është shprehur shqetësimi dhe solidariteti me Ukrainën dhe popullin ukrainas, si dhe u dënua agresioni rus dhe krimet e rënda që janë kryer atje.
Anëtarët e rrjetit u angazhuan që brenda kompetencave të tyre ligjore, të mbështesin autoritetet ukrainase në mbledhjen dhe sigurimin e provave si dhe në hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të rënda të kryera në kuadër të konfliktit të armatosur.