Është miratuar gjatë ditës së sotme projektligjin për hapjen e dosjeve të ish-spiunëve të Sigurimit të Shtetit në Komisionin e Ligjeve. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike e udhëhequr nga Enkelejd Alibeaj ranë sot dakord për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.
Alibeaj prezantoi amendamentet për projektligjin “Për informacionin të klasifikuar” dhe “sekret shtetëror”. Sipas propozimit të tij dosjet nuk do të jenë më sekret. Nga ana tjetër me vendim të Partisë Socialiste, certifikatat e dhëna nga komisionet Bezhani e Mezini, do të jenë të pavlefshme.