Miratohet projektligji për mbrojtjen e martesave të të njëjtit seks

Dhoma e Përfaqësuesve në Uashington dha miratimin përfundimtar për legjislacionin që mbron martesat mes të njëjtit seks. Presidenti Joe Biden ka thënë se do ta nënshkruajë menjëherë projektligjin, i cili kërkon që të gjitha shtetet të njohin martesat mes të njëjtit seks.

Në një deklaratë pas votimit, Presidenti Biden e quajti legjislacionin një hap kritik për të siguruar që amerikanët të kenë të drejtën të martohen me personin që duan”. Ai tha se legjislacioni ofron shpresë dhe dinjitet për miliona të rinj që mund të rriten në të gjithë këtë vend duke e ditur se qeveria e tyre do të njohë dhe respektojë familjet që ata ndërtojnë.

Legjislacioni dypartiak, i cili u miratua 258-169 me 39 vota republikane, do të mbrojë gjithashtu martesat ndërracore duke u kërkuar shteteve të njohin martesat e ligjshme pavarësisht nga “gjinia, raca, përkatësia etnike ose origjina kombëtare”.

 

 

Burimi: BW

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *