Miratohet vendimi nga Këshilli i Ministrave, patentat shqiptare do të njihen edhe në këtë shtet

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim ditën e sotme për njohjen e ndërsjelltë të patentave me Mretërinë e Arabisë Saudite. Vendimi është marrë ditën e sotme dhe hyn në fuqi menjëherë pas botimit në faqen zyrtare.

VENDIMI:

MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MBRETËRISË SË ARABISË SAUDITE, PËR NJOHJEN E NDËRSJELLË TË LEJEVE TË DREJTIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *