‘Mirëmëngjesi nga Velipoja’/ Ironia e fatit me statusin e kryeministrit Rama pas masakrës. Rrjeti ‘shpërthen’ nga komentet, stafi e fshin…

“Kur do të jesh aktiv në rrjetet sociale mbi të gjitha duhet të jesh i superinformuar dhe të djekësh realitetin hap pas hapi…”. Kjo është një këshillë që e japin ekspertët më të mirë në botë të PR-së dhe marketingut, në lidhje me menaxhimin e rrjeteve sociale.

Por duket se kjo nuk ka vlejtur për çunat që administriojnë profilet sociale të kryeministrit Rama, të cilët pa parë ende se çfarë kishte ndodhur gjatë mbrëmjes, në orët e para të ditës së sotme bënë një gafë të pafalshme.

Nga sa u pa sot në profilin zyrtar të kryeministrit Edi Rama, ai kishte hedhur një status ku përshëndeste këtë mëngjes ndjekësit me pamje nga bregdeti i Velipojës.

Por si për ironi, vetëm pak orë më parë aty ndodhi një ngjarje e rëndë kriminale me 4 të vrarë dhe 2 të plagosur.

Por me sa duket kryeministri ka zgjedhur të tërheqë vëmendjen për bregdetin e Velipojës, pa përmendur aspak masakrën që ndodhi pas mesnate.

“MIRËMËNGJES nga Velipoja e dashur”,- shkruan Rama përbri fotos.

Nuk kanë munguar dhjetëra komente që i kanë thënë Ramës se, çfarë ka ndodhur duke e pyetur madje nëse e ka seriozisht me këtë postim, duke vënë në dyshim edhe faktin nëse ai jeton në Shqipëri, apo e ka kokën tjetër kund.

Pak minuta më pas kryeministri ka fshirë postimin për Velipojën dhe ka publikuar një video nga investimi në Shërbimin e Ri të Kardiokirurgjisë në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *