Më 24 maj, në “Air Albania” do të luhet finalja e Conference League mes Romës dhe Feynordit, dhe për këtë sfidë në stadium do të jëtë edhe legjenda Francesco Totti.
Totti e ka konfirmuar prezencën e tij nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ndërse së fundmi edhe kryeministri Rama e ka mirëpritur ardhjen e tij.
“Mirësevjen mbreti i Romës”, shkruan Rama në mbishkrimin e fotos së futbollistit.
Kujtojmë se në një prononcim për gazetarët më heët këtë të martë ish-sulmuesi italian ka përgëzuar skuadrën e Romës për këtë arritje të madhe për kryeqytetin.
“Ka shumë kohë që nuk diskutojmë një finale europiane. Do të shkojmë për të dhënë maksimumin Do të shkoj edhe unë në Tiranë.”, kanë qenë fjalët e Tottit.