Misioni i IAEA, agjencia ndërkombëtare për energjinë atomike është gati për të nisur në termocentralin bërthamor Zaprozhzhia. Ekipi do të përbëhej nga drejtori i IAEA Rafael Mariano Grossi, nga Argjentina, dhe 13 ekspertë të tjerë nga vende të tjera, mes tyre dhe nga Shqipëria. Grossi shkruan në ‘Twitter’ se është krenar që drejton misionin i cili ka për synim mbrojtjen e sigurisë së objektit më të madh bërthamor në Ukrainë.
‘Ka ardhur dita, misioni i mbështetjes dhe ndihmës i IAEA për Zaporizhzhia (ISAMZ) tani është në rrugën e tij. Ne duhet të mbrojmë sigurinë e objektit më të madh bërthamor të Ukrainës dhe Evropës. Krenar që drejtoj këtë mision i cili do të jetë në ZNPP më vonë këtë javë.”
Misioni do të vlerësojë çdo dëmtim fizik të impiantit, do të përcaktojë funksionalitetin e sistemeve të sigurisë dhe të sigurisë, do të vlerësojë kushtet e stafit dhe do të kryejë aktivitete urgjente mbrojtëse.
Në ekip, bëjnë pjesë përfaqësues nga Italia, Shqipëria, Franca, Jordania, Meksika dhe Maqedonia e Veriut – por edhe teknikë nga Serbia dhe Kina, kombe të cilat Kievi i shikon me dyshim për shkak të marrëdhënieve të tyre miqësore me Moskën. Mungojnë persona përfaqësues nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, vende që i kanë dhënë mbështetje të fortë Ukrainës në faza të ndryshme të konfliktit. Sipas burimeve të “Bloomberg”, misioni Aiea në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhisë duhet të kryhet brenda datës 5 shtator dhe do të përfshijë jo vetëm ekspertë në monitorimin e sigurisë së rezervave të uraniumit të pasuruar, por edhe analistë të aftë për të vlerësuar rreziqet e bombardimeve të centraleve bërthamore.
Burimi: Agenzianova