Prej disa muajsh policia Rrugore ka nisur një aksion në mbarë vendin ku përtej shkeljeve që duhet të mbikëqyrë që lidhen me parakalimin e gabuar dhe rregullimin e trafikut, tashmë janë detyruar të marrin masa për drejtuesit e mjeteve për shkelje të rregullave, të cilat janë baza kur një individ kryen kursin e patentës.
Shprehi në rrugë dhe shkelje të tilla bëhen burim aksidenti dhe kërcënojnë jetën e qytetarëve, për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë, Policia ka zbritur në terren për ti mësuar shoferëve ato rregulla që auto shkolla duhet t’ju kishte nxënë.
Nga vëzhgimi kryer, Policia rrugore ka pikasur mjete që nuk kanë mbajtur korsinë e duhur, ndryshim i drejtimit apo i korsisë ose manovra të tjera.
Të gjithë këta qytetarë janë përballur me gjobitje deri në 3000 mijë lekë në bazë të nenit 193/2.